24 Prill 2024

Në Gjimnazin “Frang Bardhi” mësimi zhvillohet pa probleme

Mitrovicë,  20 tetor - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Ajmane Barani, kanë vizituar në mëngjes “Gjimnazin “Frang Bardhi”, për tu njoftuar me gjendjen reale pas paraqitjes së simptomave të sëmundjes parotiti (shytat), tek disa nxënës.

Kryetari Bahtiri dhe drejtoresha Barani u njoftuan nga drejtori i Gjimnazit, Ismet Ferizi, se mesmi ka filluar normalisht e sipas orarit dhe se pjesëmarrja e nxënësve në mësim është e kënaqshme.

Ndërsa, Dr Shaqir Ibrahimi, epidemiolog, i cili gjendej po ashtu në hapësirat shkollore dhe nën kontrollin e të cilit kanë qenë nxënësit e prekur nga shytat dhe familjet e tyre, tha se numri i nxënësve të prekur nga shytat është vetëm 20 dhe se kjo sëmundje nuk paraqet kurrfarë rreziku për shëndetin e tyre dhe as për përhapjen tek të tjerët, pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për një gjë të tillë.

“Nxënësit tek të cilët janë paraqitur simptomat e shytave, janë të gjeneratës 1997, të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar. Gjendja e tyre është nën kontroll të plotë dhe nuk paraqet kurrfarë rreziku për askënd, pra as për familjet e tyre. Mirëpo ne kemi sugjeruar që ata të pushojnë, ndërkohë që mësimi mund të zhvillohet normalisht dhe pa asnjë pengesë”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri e ka përcjell këtë mesazh tek nxënësit e Gjimnazit, duke i ftuar që  t’i ndjekin mësimet rregullisht dhe që të mos bëjnë panik, pasi që në asnjë mënyrë nuk është i rrezikuar shëndeti i tyre.

“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën. Mjeku specialist në tha se ju nuk duhet të shqetësohen kurrsesi sepse shëndeti i juaj nuk është i rrezikuar në asnjë mënyrë. Ne, bashkë me ekipin e mjekëve, do ët jemi të mobilizuar edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që sëmundje të mos zgjerohet. Prandaj ju lus që të mos shqetësoheni, por të vazhdoni mësimin normalisht dhe të mësoni pa asnjë brengë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Edhe drejtoresha e Arsimit, zonjusha Ajmane Barani, ka thënë se drejtoria që ajo e drejton është e mobilizuar dhe në kontakt të përhershëm me drejtorinë e shkollës dhe me Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, dega në Mitrovicë, për ta menaxhuar sa më mirë paraqitjen e kësaj sëmundje, e cila aktualisht nuk është duke paraqitur rrezik për shëndetin e nxënësve.

“Edhe unë, ashtu sikur kryetari Bahtiri, ju bëj thirrje juve, prindërve tuaj dhe të gjithë qytetarëve të Komunës, që të mos shqetësohen e merakosen, e aq më pak të bëjnë panik, sepse për këtë nuk ka fare nevojë”, ka thënë ajo.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)