29 Mars 2024

SBASHK-u nuk do njoh as KES-in e as vendimet e tij

Prishtinë, 30 shtator - Sindikata e Bashkua e Arsimit Shkencës dhe Kultures (SBASHK) bën me dije opinionin, Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqienies Socilale, MASHT-in dhe gjithë të punësuarit në arsim se kështu si është vepruar nga Komisioni gjegjës  në caktimin e përbërjes së KES janë shkelur interesat  dhe të drejtat e SBASHK-ut  dhe prandaj kjo Sindikatë nuk do të njoh as KES-in e as edhe vendimet e tij.

SBASHK-u ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare se i është mohuar e drejta të jetë pjesë e KES-it dhe me të marrë të kësaj përgjigje  do të pasojnë veprimet konform rregullave dhe angazhimeve Staturate të SBASHK-ut.

\"Duke u përgjegjur në atë që lexuam në media që tani e bëjmë me dije opinionin, Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqienies Socilale, MASHT-in dhe gjithë të punësuarit në arsim se kështu si është vepruar nga Komisioni gjegjës  në caktimin e përbërjes së KES janë shkelur interesat  dhe të drejtat e të punësuarve në arsim, institucione shkencore e në ato të kulturës  dhe prandaj SBASHK-u  nuk do të njoh as KES-in e as edhe vendimet e tij\".

\"Kujtojmë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale se SBASHK-u kishte përgatitur gjithë dokumentacionin dhe e kishte dorëzuar me kohë për të konkuruar për përbërjen e re të KES.\"

\"Kujtojmë se jemi Sindikata më e organizuar, më aktive, me më se shumti aktivitete në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit dhe çka është më e rëndësishmja kemi numrin më të madh të anëtarëve aktiv, rreth 18.500)  dhe  për gjithë këto kemi dëshmuar me argumnte e dokumente.\"

Të gjithë e dinë gjendjen në BSPK dhe numrin real të anëtarëve e degëve atje. Ajo nuk ka s 3 % të të punësuarve si anëtarë të saj.  Të gjithë e dinë se sa është aktiv dhe sa ka anëtarë SBASHK-u.

Kjo  Sindikatë është përfaqësuaesja e vetme e të punësuarve që nga qerdhet e deri te Universiteti. Kërkojmë nga Ministri i Minsitrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të mos e marrë parasuysh sygjerimin e Komisionit  sepse në vetë përbërjen e këtij Komisioni ka konflikt ineresi dhe se është shkelur edhe Ligji  për Këshillin Ekonomik  e Social, nr. 04/L-008, saktësisht neni 7 , alineja, 1.1. .

Nëse nuk ndodh kështu do të krijohen probleme e  pakënaqësi  ngase SBASHK-u me gjithë këtë numër anëtarësh e me gjithë këto aktivitete nuk do të pranojë kurrë që të tjerët, kusho qoftshin ata, ta prezantojnë në KES.

Pra, derisa nuk  veprohet në anulimin e këtij vendimi SBASHK-u nuk do të njoh as KES-in e as vendimet e tij.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)