20 Prill 2024

UP në krizë financiare

Prishtinë, 29 shtator - Universiteti i Prishtinës këtë shtator është futur në krizë financiare. Rektorati ka pasur vështirësi në dhënien e pagave për stafin, si dhe kryerjen e obligimeve të tjera financiare gjatë këtij muaji, bëjnë të ditur burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së.

Këto vështirësi i ka pohuar edhe rektori i ri i Universitetit, Ramadan Zejnullahu.

Kriza e mundshme financiare për UP-në ishte paralajmëruar që nga koha e vendimit të kryeministrit Hashim Thaçi për përgjysmim të pagesave të studentëve.

Qeveria pati premtuar se nuk do të lejonte një gjë të tillë, meqë do të ndajë shumën prej afro 5 milionë eurosh, për ta mbushur zbrazëtirën buxhetore që do të krijohej në arkën e UP-së, pas këtij vendimi.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)