28 Mars 2024

Intervistohen kandidatët për drejtor në shkollën model

Prishtinë, 17 shtator - Sot, është duke u zhvilluar intervistimi i kandidatëve për drejtor të Shkollës fillore “Model”. Kandidatët janë duke bërë prezantim para komunitetit për planet e tyre afatgjata për shkollën.

Kandidatët që kanë marrë pjesë në procesin e intervisitimit janë: Driton Krasniqi, Suzana Mehmeti Tenezhdolli, Sofie Gagica, Liridon Maliqi, Sylejman Buçaj dhe Haki Dili.

Lidhur me realizimin e këtyre intervistave janë njoftuar këshilli drejtues i lagjes, prindërit, komuniteti si dhe mediat.

Nesër, 18 shtator, në ora 12:00 do të vazhdojë ky proces në shkollën “Dardania” për kandidatët për zëvendësdrejtorë të cilët janë: Naime Konushevci-Nici, Sevdije Maliqi, Maliqe Mulolli Jahmurataj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)