19 Prill 2024

Lëndohet një fëmijë duke luajtur në oborrin e shkollës fillore

Klinë, 16 shtator - Dje rreth orës 17:20 policia pran Stacionit policor në Klinë ka bërë të ditur se ka pranuar informatë se në oborrin e shkollës fillore “Ismet Raci” në Klinë, një fëmijë ishte lënduar dhe e kishin dërguar për në Q.M.F në Klinë.

Viktima, shtetasi shqiptar i Kosovës K.Z. (2003) kishte qenë duke luajtur së bashku me vëllain e tij më të vogël dhe një fëmijë tjetër,në fushë futbolli në oborrin e shkollës.

Porta e futbollit nga materiali i hekurt dyshohet se ishte rrëzuar, e kishte goditur në kokë fëmiun,me ç’rast ka pësuar lëndime serioze.

Viktimën e kanë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë dhe për shkak të lëndimeve serioze është dërguar për në QKUK Prishtinë .

Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës i hetimeve të këtij stacioni policor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)