25 Prill 2024

Studentët nisin protestat

Prishtinë, 15 shtator - ​Sot është paralajmëruar një protestë nga Grupi i Studenteve të Pavarur për të kundërshtuar zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, i cili sipas tyre është zgjedhur në kundërshtim me statutin e UP-së.

Sipas tyre, Ramadani është zgjedhur në mënyrë jo të ligjshme, pasi që është dashur t’i marrë gjashtë vota për t’u zgjedhur rektor, pra 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Gjithashtu studentët thonë se rektori i ri ka dy punime në revista fiktive dhe se zgjedhja e tij është konflikt interesi.

Rektori Zejnullahu, do të ketë mandat dy-vjeçar, për periudhën e mbetur të mandatit paraprak, përkatësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)