18 Prill 2024

Ferronikeli u shpërndau çanta me material shkollor 300 nxënësve

Drenas, 1 shtator - Me rastin e fillimit të vitit shkollor, Ndërmarrja NewCoFerronikeli në Drenas, dhuroi 300 çanta të kompletuara me material shkollor për fëmijët jetim dhe ata me kushte të rënda ekonomike.

Fëmijët i përkasin shkollave fillore të rajonit të Drenasit dhe më gjerë që nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë.

Shpërndarja e çantave është bërë përmes shoqatës Islamic Relief – Qendra në Drenas, ndërkaq me këtë rast drejtori i kësaj qendre z. Vehbi Zeqiri, falënderoi Ferronikelin për përkrahjen e vazhdueshme në aktivitetet humanitare të shoqatës.

Në një fjalim të tij para nxënësve ndër tjerash z. Zeqiri u shpreh “Urime për këtë vit të ri akademik. Pasi keni marrë pajisjet juve nuk ju mbetet tjetër përpos të tregoni rezultate në mësim, sepse ato janë motiv për ne që të ju ndihmojmë aty ku ju keni nevojë.”

Ai po ashtu shtoi “Falënderojmë NewCo Ferronikelin që na ka mundësuar ta realizojmë këtë projekt, i cili prek fushat më të rëndësishme edukimin dhe arsimin. Përmes edukimit zhvillohen fushat e tjera, kështu që ne do të jemi të lumtur në qoftëse ju mësoni sepse në këtë mënyrë ju përparoni.

Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i NewCo Ferronikelit, z. Ioannis Moutafis në këtë ngjarje ua uroi fillimin e vitit shkollor të gjithë nxënësve të pranishëm dhe u dëshiroi atyre një vit të mbarë me plot suksese në mësim, kreativitet dhe arritje të mëdha duke ju dëshiruar poashtu një të ardhme sa më të ndritur.

“Jam i lumtur që jam në mesin tuaj edhe këtë vit me rastin e fillimit te vitit shkollor. Investimi në edukim të gjeneratave të reja është puna më e mirë qe mund të bëjmë, ngase ju jeni e ardhmja e këtij vendi”, tha z. Moutafis ndër të tjera!

NewCo Ferronkeli që nga viti 2006 i ka mbështetur nxënësit me pajisje shkollore për një fillim sa ma të mbarë të vitit akademik. NewCo Ferronikeli është pjesë e rrjetit për përgjegjësi korporatave shoqërore (CSR) që nga themelimi i saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)