23 Prill 2024

Ministri Buja, uron nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Prishtinë, 31 gusht - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Në urim thuhet:

Të dashur nxënës,

Mësimdhënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar,

Të respektuar prindër!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, më lejoni t’ ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve, për këtë ditë të rëndësishme, e cila shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.

Po ashtu, uroj të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

Shkolla shqipe ka njohur vite të rënda të punës së saj në të kaluarën dhe ishit Ju mësimdhënësit ata që i dhatë më së shumti, duke  e mbajtur gjallë, rimëkëmbur  dhe zhvilluar. Andaj, ne do të përkulemi gjithnjë dhe do t’u  jemi  mirënjohës të gjithë mësimdhënësve për kontributin që dhanë në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë.

Të dashur nxënës,

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm.

Me dëshirën që suksesi të mos ju mungojë asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët këtë vit për herë të parë fillojnë rrugën e dijes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)