29 Mars 2024

Universitarja, kjo qyqe e ditës!

Berat Armagedoni

Këshilli i Librit i Ministrisë së Kulturës, anëtar i të cilit jam, nuk i kushton shtrenjtë kësaj ministrie për punët që i kryen, se për pesë mbledhje që mbajnë anëtarët e tij për një vit paguhen vetëm pesëqind euro.

Por kësaj ministrie (të Kulturës) është duke i kushtuar shtrenjtë Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare, siç është duke i kushtuar shtrenjtë Rektoratit Bordi i Bibliotekës Qendrore Universitare, anëtarët e të cilët marrin pagë mbi 2 400 euro në vit dhe deri më sot nuk kanë qenë në gjendje ta shpallin konkursin për drejtor të saj.

Prandaj, edhe më tutje vazhdon hallakama në universitare; edhe më tutje vazhdon neglizhenca e Rektoratit për ta shpallur konkursin për drejtor; edhe më tutje punonjësit e kësaj biblioteke, edhe pse kanë filluar punën që rreth dy muaj, mbesin pa punë (endën rrugëve); mbesin pa shefa; edhe më tutje vazhdon të rrijë e mbyllur Universitarja, ani pse ligjëratat në UP nisin në tetor e mbushet Prishtina me studentë në shtator; edhe më tutje vazhdon moskoordinimi i Bordit të Universitares me koordinatorin e i koordinatorit me Rektoratin.

Po pse me mbet deri tash ky institucion pa udhëheqës? Pse ende s’po shpallet konkursi për drejtor? Kujt po i konvenon kjo vonesë?

A e di Rektorati se ekziston Biblioteka Qendrore Universitare? A e di Rektorati se i ka 20 punonjës aty? A e di Rektorati se 20 punonjës nuk i mjaftojnë atij institucioni?

A e di Rektorati se që dy muaj u ka para borxh këtyre punonjësve? A e di Rektorati se që dy muaj ata punonjës nuk po bëjnë gjë? A e di koordinatori i kësaj qendre universitare, Muhamet Mala, se kjo bibliotekë duhet t’ia nisë t’u shërbejë lexuesve jo nga tetori, por nga shtatori? A e di Rektorati se kjo bibliotekë po dështon?

A e di Rektorati se s’i ka fal, por i paguan anëtarët e Bordit të Universitares? Çka di Rektorati për këtë bibliotekë? A ka këshill ai Rektorat? Edhe sa kohë Rektorati, pas kërkesës së Bordit Drejtues për shpallje të konkursit për drejtor e për punonjës, duhet ta shtyjë këtë konkurs? Edhe sa kohë do t’i mbajë dyert e mbyllura për studentë kjo bibliotekë? Edhe sa?!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)