28 Mars 2024

Akademia e KEDS fiton katër çmimet më prestigjioze ndërkombëtare

Prishtinë, 18 gusht -  Akademia e KEDS, program i themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS, ka fituar katër çmime të ndryshme nga Stevie Awards, udhëheqës në fushën e çmimeve të biznesit në botë. Për më shumë, është hera e parë që një kompani kosovare sjell një çmim të tillë prestigjioz në Kosovë.

Akademia e KEDS është shpërblyer me katër çmime të ndryshme nga Stevie Awards, duke i konfirmuar edhe një herë cilësitë e programit dhe rezultatet e arritura.

Akademia ka fituar tre çmime të argjendta (silver Stevie winner) dhe një çmim të bronztë (bronze Stevie winner) në kategori të ndryshme: çmimi i argjendtë për ekzekutivin e vitit i është ndarë z. Mesut Serhat Dinc, anëtarë i Bordit Ekzekutiv të KEDS njëherësh bashkëthemelues i Akademisë, çmimi i argjendtë në kategorinë e burimeve njerëzore, çmimin i argjendtë në kampanjë të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun dhe komunitetin, si dhe çmimi i bronztë në kategorinë e përgjegjësisë shoqërore.

Stevie Awards janë çmimet më të rëndësishme në fushën e përgjegjësisë shoqërore. Është themeluar në vitin 2002 për të nderuar dhe njohur arritjet dhe kontributet pozitive të organizatave dhe të punësuarëve anembanë botës.

Në kohë të shkurtër, çmimet e Stevie janë bërë çmimet më të rëndësishme dhe të kërkuara në botë. Juria profesionale e Stevie Award është e përbërë nga udhëheqës të respektuar, ndërmarrës, inovatorë, dhe profesionistë të biznesit.

Programet vlerësohen nga më se 200 pjesëtarë të jurisë. Fituesit e mëhershëm të Stevie Awards përfshijnë kompanitë si: Acer Inc., Apple, BASF, BT, Ford Motor Company, ING, ING, Procter & Gamble, Roche Group, dhe Samsung, e të tjerë.

KEDS ka themeluar Akademinë me qëllim të ofrimit të mundësive unike për të rinjtë e Kosovës për pjesëmarrje në trajnime, internshipe dhe punësim të ofruara nga ekspertë të KEDS dhe ekspertë të Universitetit Bogazici në Turqi.

Akademia ka dëshmuar të jetë iniciativë në zgjidhjen efektive të problemeve që studentët e talentuar kanë në Kosovë. Programi është themeluar në bashkëpunim Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin Bogazici në Turqi, njëri prej 200 universitetet më prestigjioze në botë.

Të 50 pjesëmarrësit e parë të Akademisë së KEDS kanë diplomuar në Qershor të vitit 2014 dhe tani më janë pjesë e kompanisë KEDS përmes programit të internshipeve. Së shpejti Akademia e KEDS do të vazhdojë me grupin e dytë të studentëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)