29 Mars 2024

Mbahet provimi pranues në disa fakultete

Prishtinë, 22 korrik - Në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës po mbahet provimi pranues për studentët e rinj. Këto janë dy fakultetet më të kërkuara nga të rinjtë me numrin më të madh të kandidatëve.

 Ndërkohë, sipas zyrtarëve të rektoratit, procesi është duke shkuar mirë sipas dinamikës së paraparë me konkurs. Për këtë vit akademik, Universiteti i Prishtinës, do të pranojë 10 mijë e 54 studentë të rinj, ndërkaq për këto vende kanë konkurruar mbi 20 mijë kandidatë. Pritet që rezultati të shpallet më 25 korrik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)