26 Prill 2024

Universiteti i Gjilanit mbyll konkursin për studentë të rinj

Gjilan, 21 korrik - Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 2 mijë maturantë deri në ditën kur edhe është mbyllur konkursi.

Në bazë të statistikave, ne të gjitha fakultetet interesimi është mjaft i madh, por fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimi gjegjësisht programi fillor.

Universiteti “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 2184 studentë, prej të cilëve 1824 studentë të rregullt dhe 360 studentë me korrespondence, në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës.

Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se  procesi i aplikimit ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. 

“Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshëm, është administruar në mënyrë efikase. Nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik - online”, tha Sadriu.

Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan më 25. 07.2014 do të mbahen provimet pranues, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në web faqen e universitetit www.ugj.org më datë 23.07.2014,  kurse më 29 korrik 2014 shpallen rezultatet.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit,kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 30 dhe 31 korrik 2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)