29 Mars 2024

Studentët diskutojnë mbi e-qeverisjen në Kosovë

Prishtinë, 25 prill - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) organizojnë sot një diskutim mbi e-qeverisjen në Kosovë me institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në këtë fushë.

Ky diskutim është organizuar me qëllimin të informimit mbi mbarëvajtjen e procesit të e-qeverisjes në Kosovë, si dhe për nismat e ndryshme të cilat përkrahin procesin e rritjes së transparencës përmes inovacionit.

Ngjarja është e hapur për të gjithë, mirëpo prezent do të jenë edhe një grup i studentëve nga Universiteti St. Gallen, Zvicër, që ndodhen në Kosovë për një vizitë studimore.

Nga institucionet do të prezantojnë Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASHI, Kujtim Gashi. Përderisa, nga sektori jo-qeveritar do të prezantojnë Uranik Begu, Drejtor i ICK-së, Hajrulla Çeku, Drejtor i EC Ma Ndryshe dhe Agron Demi, Drejtor i Instutit GAP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)