16 Prill 2024

Shkollat e Komunës së Prishtinës lidhen në rrjetin e internetit

Prishtinë, 24 prill - Prishtinë, 24 prill - Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

dhe Agjensionin e Shoqërisë së Informacion, po bën lidhjen e internetit nëpër shkollat e Prishtinës.

Nga mbledhja me drejtorët e shkollave, në fillim të këtij mandati qeverisës, u informuam se jo të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës, janë të lidhura në internet.

Me këtë rast, Komuna e Prishtinës ka bërë kërkesë për lidhjen e tyre në rrjet, kërkesë kjo që është mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në muajin prill ka filluar lidhja e 13 shkollave të Prishtinës në rrjetin e internetit, , dhe deri më sot ka përfunduar në tri prej tyre: Fshati Busi – shkolla “Isa Boletini”; Fshati Mramor – shkolla “Avni Rrustemi” dhe Fshati Llukar – shkolla “Ganimete Terbeshi”.

Ekipet po punojnë në terren gjatë gjithë kohës, dhe gjatë ditëve në vijim presim që të përfundojë ky proces, me ç’rast të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës do të jenë të lidhura në internet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)