16 Prill 2024

Mbahet testi për vlerësimin e sistemit arsimor

Prishtinë, 23 prill - Në shkollën e M U “Abaz Ajeti” në Gjilan  për nxënësit e moshës 15 vjeçare, u mbajt Faza e dytë e pilotimit për procesin e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA.

Zyrtari i Ministrisë së Arsimit, gjegjësisht administratori  Shefqet Thaçi na  bënë të ditur se ky test vlerëson sistemin arsimor të Kosovës dhe në bazë të rezultateve shihet pozicioni i Kosovës në raport me vendet e tjera të botës.

Në bazë të këtyre rezultateve do të identifikohen përparësitë dhe të metat në sistemin tonë arsimor.

Vlerësimi ndërkombëtar PISA ka për qëllim që të shihet gjendja aktuale e një nxënësi të moshës 15 vjeçare, sa është i përgatitur ai si qytetar për t’u përballur me sfidat e jetës, në çka duhet të fokusohet dhe çfarë shkathtësish duhet të ketë që të bëhet një qytetar i suksesshëm dhe varësisht nga rezultatet e treguara do të varet se a do të arrijmë të jemi anëtarë të kësaj organizate botërore.

Rezultatet nga ky vlerësim do të ndikojnë në politikat arsimore. Kryesorja është që të pozicionohemi, të mësojmë  saktë ku e kemi vendin. Çka është më e mira ky testim na krahason me shumë vende të botës dhe saktësisht do ta shohim pozicionin e Kosovës në krahasim me vendet e tjera, thot Thaçi.

 Sot përveç në shkollën  “Abaz Ajeti”,  do të bëhet pilotimi i testit në 27 shkolla të Kosovës. Koordinatorja  Zejnepe Mustafa  ka marrë detyrën  dhe përgjegjësinë për ta organizuar këtë testim në shkollën “Abaz Ajeti”, dhe i ka bërë më kohë të gjitha përgatitjet, dhe shprehet e kënaqur me gatishmërinë e nxënësve për t’iu nënshtruar këtij testi vlerësues.

Ndërsa monitoruesja Linda Ukimeraj u shpreh e kënaqur me organizimin dhe interesimin e arsimtarëve dhe nxënësëve të kësaj shkolle për t’iu nënshtruar këtij testi vlerësues i cili është shumë i rëndësishëm .
 
Janë përzgjedhur 27 shkolla nga e gjithë Kosova në pilotim, diku rreth 1 mijë e 200 nxënës duhet tw marrin pjesë. Ndërkohë, testi përgatitet nga PISA dhe pyetjet e përgatitura janë njëlloj për 80 vende të botës, që përfshijnë tri fusha: fushën e gjuhës, të matematikës dhe fushën e shkencës.

Ky test nuk është shumë i rëndësishëm për të treguar rezultatin e një nxënësi apo rezultatin e  një shkolle, pra ky test vlerëson  nivelin e e arsimit në  Kosovë.

Është konfidencial emri i nxënësit, sa pikë i ka marrë edhe i cilës shkollë është, por konsideroj se duhet ta japin maksimumin të gjithë nxënësit, që vërtetë Kosova të dalë mire thonë përgjegjësit e ministrisë sw arsimt.

Ndërkohë, në fund të vitit 2015 dalin rezultatet dhe shihet pozicioni i Kosovës se ku gjendet në raport me 80 shtete të botës.

Organizata ndërkombëtare për vlerësim PISA është një nga vlerësimet më të besueshme botërore, që është themeluar në vitin 200.

/Ismet Azizi/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)