26 Prill 2024

Përurohet shkolla në Reçan dhe amfiteatri i Universitetit “Ukshin Hoti”

Prizren, 23 prill - Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa së bashku me zëvendëskryeministrin e Turqisë, Emrullah Ishler, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të aneksit të shkollës së mesme të ulët “Meto Bajraktari”, në fshatin Reçan të Prizrenit, në të cilën vijojnë mësimin nxënësit e komunitetit boshnjak.

Ndërkaq, gjatë ditës, Mustafa dhe Ishler kanë përuruar edhe amfiteatrin dhe hapësirën për administratë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Me këtë rast, zv/ministri Mustafa ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep proceseve zhvillimore në Kosovë, sidomos në fushën e arsimit.

Mustafa theksoi se Kosova dhe Turqia po e thellojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin në fushën e arsimit, ndërsa përmendi faktin se edhe Universiteti i Prizrenit ka bërë hapa konkret duke e shtrirë këtë bashkëpunim me shumë universitete të Turqisë.

Mustafa kërkoi nga delegacioni turk që të inkurajojnë edhe më shumë universitetet turke të vazhdojnë bashkëpunimin me universitetet e Kosovës sidomos në fushën e hulumtimeve shkencore përmes projekteve të ndryshme.

Zv/kryeministri i Turqisë tha se vendi i tij po e ndihmon arsimimin e të rinjëve në Kosovë në forma të ndryshme duke dhënë kontribut edhe në krijimin e kushteve më të mira për shkollim. Ai tha se shteti i tij do të vazhdojë ta ndihmojë arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet.

Zv/kryeministri i Turqisë, z. Emrullah Ishler, po ashtu ka uruar komunitetin  turk për “Ditën e turqve të Kosovës”.

Ndërtimi i këtyre hapësirave shkollore  (7 dhoma mësimi ) në Reçan dhe   amfiteatri në UPZ , është  investim i përbashkët i Oraganizatës Joqeveritare TIKA  nga Turqia dhe MAShT –i

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)