19 Prill 2024

Thaçi nderohet me titullin e Doktorit të Nderit nga Universiteti Kinki

Tokio, 15 prill - Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin Kinki, ku është nderuar me titullin e Doktorit të Nderit.

Sipas certifikatës së Doktoratës së Nderit të Universitetit Kinki, të nënshkruar nga President Hitoshi Shiozaki dhe Drejtori i Shkollës Pasuniversitare të Universitetit Kinki, Takashi Aoki, në pajtim me dispozitat e marrëveshjes akademike të arritur mes Universitetit Kinki dhe Universitetit të Prishtinës, Universiteti Kinki ka vlerësuar kontributin e shquar që Kryeministri Thaçi ka dhënë në thellimin e zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Japonisë dhe Republikës së Kosovës, përmes shkëmbimeve reciproke, po ashtu kontributin dhe lidershipin që z.Thaçi ka shfaqur drejt konsolidimit të sistemit legal të Republikës së Kosovës.

Bazuar në këtë, Universiteti Kinki i ka akorduar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi titullin e Doktorit të Nderit.

Pas pranimit të Titullit të Doktorit të Nderit, Kryeministri Thaçi ka mbajtur një fjalë, të cilën ka thënë se "ne kosovarët jemi një popull plot optimizëm dhe shpresë. Ne kemi një nga popullsitë më të reja në Evropë. Në qoftë se ju vizitoni Kosovën, dhe unë shpresoj se shumë nga ju do të zgjedhin për të vizituar vendin tonë, ju do të shihni një vend në lëvizje. Shtëpitë janë duke u ndërtuar, ndërmarrësit kanë filluar kompanitë e së nesërmes, ne jemi duke shtruar autostradat tona, duke krijuar infrastrukturën tonë. Ne jemi duke hapur veten për biznesin."

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)