23 Prill 2024

UPZ shpall rezultatet e provimit pranues

Prizren, 29 korrik - Ashtu siç është paraparë në Konkurs, sot në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, janë publikuar rezultatet nga Provimi pranues për regjistrim në vitin e parë akademik 2013/2014.

Sivjet gara për statusin e studentit në UPZ ka qenë edhe më e madhe se viteve të tjera falë punës që është bërë për sigurimin e cilësisë, që e bënë UPZ-në konkurrent real të Universiteteve publike në regjion.

Sivjet interesimi më i madh ka qenë në Fakultetin e Edukimit, në Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik, por nuk ka munguar interesimi edhe për fakultetet tjera.

Kandidatët e pa pranuar të pa kënaqur me rezultatin, mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me datë 30 korrik 2013. Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Ankesat do të shqyrtohen me datë 31 korrik 2013.

Publikimi i listave sipas ankesave bëhet me datë 1 gusht 2013. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet nga data 2 deri 6 shtator 2013, prej orës 9:00-15:00.

Kandidatët të cilët nuk e respektojnë këtë afat të regjistrimit e humbin mundësinë e regjistrimit si studentë të rregullt të UPZ-së në programin përkatës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)