19 Prill 2024

Takohet Këshilli për themelimin e Fondit të Sigurimeve shëndetësore

Prishtinë, 21 shkurt - Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani u mbajt sot takimi i radhës i Këshillit përgatitor për themelimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Në këtë takim, është raportuar për aktivitetet e zhvilluara në periudhën midis dy takimeve të Këshillit, disa ndryshime të bërë në Agjensionin e Financimit të Shëndetësisë, raportimin rreth zhvillimit të aktiviteteve sipas planit dinamik për përgatitjet për mbledhjen e premiumeve shëndetësore dhe përgatitjet e tjera për këtë proces sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, në takim u biseduar edhe për aspekte të ndryshme teknike që kanë të bëjnë me regjistrin civil, pakon e shërbimeve shëndetësore, përcaktimin e kategorive që do të lirohen nga pagesa përmes testit zyrtar të varfërisë, fillimin e zbatimit të marrëveshjeve midis Ministrisë dhe komunave për pagesën e performancës per kapitacion, etj.

Ministri Rrahmani ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit dhe institucionet që kanë përgjegjësi që të ndihmojnë në fillimin e procesit të zbatimit të sigurimeve shëndetësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre, ndërkohë që  u theksua se para fillimit të mbledhjes së premiumeve, qytetarët do të informohen për mes një fushate informuese për sigurimet shëndetësore , përgjegjësitë dhe përfitimet e para.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)