19 Prill 2024

Rrahmani dhe Wilfing pajtohetn për një bashkëpunimi afatgjatë

Vjenë, 19 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë po qëndron në një vizitë në Austri.

Gjatë ditës së sotme Ministri Rrahmani u prit në St.P olten nga Z. Karl Wilfing, Ministër i Shëndetësisë për Austrinë e Ulët (Lower Austria), shoqëruar nga Lukas Mandl President i Asociacionit Austriako – Kosovar dhe bashkëpunëtorë.

Ministri Rrahmani me këtë rast e informoi Ministrin Wilfing për procesin e reformës në shëndetësinë kosovare, të arriturat e fundit si dhe synimet dhe nevojat e sektorit shëndetësor, veçmas në përmirësimin e infrastrukturës, nevojën për pajisje mjekësore si dhe në fushën e shkëmbimit të përvojave ndërmjet profesionistëve shëndetësorë të dy vendeve.

Ministri Wilfing falënderoi Ministrin Rrahmani për këtë vizitë dhe interesimin e Shëndetësisë Kosovare për të marrë përvojat austriake.

Ai shprehu interesimin për të eksploruar mundësitë e vendosjes së një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet dy vendeve.

Gjatë ditës së sotme Ministri Rrahmani do të vizitojë qendrën mjekësore onkologjike “Med Austron”, që konsiderohet si një nga qendrat më modern të Onkologjisë së avancuar në dhënien e shërbimeve onkologjike me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë.

Një ditë më parë ndërkaq, Ministri Rrahmani vizitoi Fondacionin Amerikano-Austriak në Salzburg ku u prit nga Profesor Wolfang Aulitzky, udhëheqësi AAF.

Kosova ka një traditë të shkëlqyer të bashkëpunimit me këtë institucion ku gjatë 10 viteve të fundit rreth 400 mjekë specialistë – specializantë kanë marrë pjesë në seminaret mjekësore në Salzburg përmes Kosova Open Medical Club (KOMC) e cila implementon këtë projekt në Kosovë.

Anëtarët e Bordit për Edukim të vazhdueshëm profesional mjekësor u njoftuan me kushtet që u ofrohen pjesëmarrësve gjatë seminareve në të cilat marrin pjesë, për programin dhe mundësitë profesionale që u ofrohen nga ekspertët austriakë dhe amerikanë.

Ministri Rrahmani dhe Prof Aulizky u dakorduan për vazhdimin edhe në të ardhmen të këtij program shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm për mjekët kosovarë.

Nesër delegacioni i Kosovës do të ketë takime në Vjenë me Dr. Thomas Szekeres, President i Odës së Mjekëve të Vjenës dhe Dr. Thomas Holzgruber, Shef Kryesor Ekzekutiv i Odave të Mjekëve në Vjenë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)