24 Prill 2024

GGD ndihmon ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Prishtinë, 28 tetor - Grupi i Grave Deputete ka mbajtur sot një takim, në të cilin u shqyrtua Raporti  dyvjeçar  i funksionimit të Mamografit mobil. Në takim  morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtori QKUK-së, dhe  ekipi i Mamografit mobil.

Fillimisht, kryetarja e GGD-së Blerta Deliu - Kodra, theksoi se ndjehet e lumtur që sot prezantohet puna e Mamografit mobil, një projekti i suksesshëm i  Grave Deputete, në bashkëpunim me donatorët, i cili ka filluar në mars të vitit 2012 dhe  është duke vazhduar  punën në të gjitha komunat.

Ajo tha se  gratë deputete   e mbështesim  240 mije ero projektin e Ma- Mo 2 , Qendrën Referente  për Diagnostikë të gjirit, si dhe vazhdojnë  ta mbështetësin shëndetësinë  me projekte të ndryshme konkrete.

Me ketë rast , foli edhe zëvendësministri i Shëndetësisë , Dr. Izet Sadiku, i cili tha se MSH-ja është shumë e vëmendshme që aparatura të jetë sa më shumë në shërbim të qytetarëve dhe të përfshijë sa më shumë lokalitete.

Curr Gjoci, drejtor QKUK-së, përshëndeti  Grupin e Grave Deputete  për iniciativën për Mamografin mobil dhe Ma-Mo  2, duke  kërkuar buxhet  për aparaturën dhe stafin. Ndërkaq, dr. Ardian Biçaku, paraqiti raportin e detajuar për periudhën  2 vjeçare të punës.

Me këtë rast ai tha se kjo aparaturë, deri me tash,  ka qenë në 21 komuna , duke ekzaminuar rreth 5161 gra. Ai ka deklaruar se deri me datën 30. shtator 2016 ,me kancer të gjirit janë  diagnostifikuar 44 gra. 

Sipas tij do të insistohet që  kontrollet me mamograf  të kryhen në çdo lokalitet.  Ai ka  folur edhe  për Ma-Mo2 dhe për Qendrën referente për diagnostikë të gjirit,  ku funksionojnë: ultrazëri  i kategorisë së lartë , mamografi i ri ( me kapacitet më të madh), rezonanca e gjirit  si dhe  procedurat diagnostike .

Edhe deputetet: Safete Hadergjonaj, Time Kadriaj, Shukrie Bytyqi, Mexhide Mjaku , Teuta Haxhiu , Labinota  Demi dhe Salihe Mustafa, theksuan faktin se GGD-ja është e përkushtuar që të ndihmojë edhe më tutje në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. me projekte konkrete.

Ndërkaq, nga ekipi i mjekëve të mamografit mobil,  Shkëndie Nuza, paraqiten sfidat për mbarëvajtjen e Mamografit mobil..

Krejtësisht në fund, u rekomandua që të hartohet programi nacional për mamografi, duke kërkuar  linjë të veçantë buxhetore për mamografi. Është kërkuar gjithashtu ,të bëhet digjitalizimi i mamografive dhe  shtimi i numrit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)