20 Prill 2024

Care For Kosova Kids vazhdon përkrahjen për Klinikën e Pediatrisë

Prishtinë, 25 tetor - Në takimin me kryesuesen e fondacionit Care For Kosova Kids ( CFKK) znj.  Anke Gerrits dhe përfaqësueset e tjera të fondacionit nga Holanda dhe Kosova,  drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, Dr. Curr Gjocaj diskutoi për projektet e deritanishme të  zhvilluara nga  Fondacioni CFKK në Kosovë.

Drejtori Gjocaj e ritheksoi rëndësinë qëpër SHSKUK ka  ndihma nga donatorët, e në këtë rast, ndihma nga CFKK për fëmijët e sëmurë me kancer si dhe u diskutua për projekte të tjera në të ardhmen.
 
Fondacioni nga viti 2013 është duke e furnizuar me citostatikë dhe medikamente  të tjera të nevojshme repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK  dhe ka ndihmuar me trajnimin e stafit të hemato-onkologjisë.

Në takim u prezantua libri për fëmijë e sëmurë me kancer “KEMO-KRENARI”,  Libër ky i cili është përkthyer nga gjuha holandeze në atë shqipe dhe i cili do t’i shpërndahet fëmijëve të sëmurë me kancer në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, ku përmes ilustrimeve shpjegohet sëmundja.

Libri është donacion përmes CFKK nga Fondacioni i prindërve fëmijëve me kancer në Holandë.

Në takim ishin prezent dhe, Znj. Nina Nomden,   anëtare e bordit CFKK, Dr. Sevim Cinci  koordinatore lokale CFKK, Znj. Edona Toplica, koordinatore lokale CFKK, Dr. Rinë Limani koordinatore për donacione  SHSKUK dhe zyrtarë tjerë nga SHSKUK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)