19 Prill 2024

Hapet punishtja e karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 23 shtator - Handikosnë kuadër të programit ka edhe përmbushjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara për pajisje ndihmëse në mënyrë që ata të jenë sa më të pavarur. Për realizimin e këtij qëllimi, Handikosdo të hap Punishten e karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara, të parën e këtij lloji në Kosovë, e cila do t`ju lehtësojë atyre lëvizjen e lirë.   

Hapjen e Punishtes e mundësojnë,  organizata humanitare Direct Connect dhe fabrika për prodhimin e karrocave  ROC WHEELS nga SHBA, ndërsa qëndrueshmërinë e saj do ta mbështesin Institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë.

Të pranishëm do të jenë Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zv. Ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, përfaqësues të organizatës dhe fabrikës Amerikane dhe shumë persona me aftësi të kufizuara përfitues të karrocave të montuara në Punishte.

Me këtë rast, fillimi i punës së kësaj Punishte në një ceremoni rasti do të mbahet sot duke filluar nga ora 13.30 në Handikos - Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara, rruga Nekibe Kelmendi, Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)