29 Mars 2024

Floridë, arrin në 524 numri i rasteve të Zikës

Floridë, 24 gusht - Zyrtarët e Floridas i kanë bërë thirrje qeverisë federale për të miratuar kërkesën e tyre për një fond prej 2 miliardë dollarësh për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së virusit Zika.

Zyrtarët e shëndetësisë konfirmojnë se mushkonjat bartëse të virusit janë përhapur edhe në zonat popullore turistike të Miamit.

Me 524 raste infektimi, Florida ka numrin më të madh të rasteve të virusit Zika në Amerikë. Shumica e tyre janë infektuar ndërsa udhëtonin jashtë shtetit, veçanërisht në Amerikën Latine. Por 36 raste janë prekur në Florida.

“Ne kemi nevojë për ndihmë federale. Kemi nevojë që qeveria federale të bëjë atë që është e nevojshme, të mblidhen dhe të sigurohen se shteti dhe qarku do të të marrin fonde të mjaftueshme menjëherë në mënyrë që ne mund t’i përdorim këto burime për të luftuar virusin,” thotë Philip Levine, kryetari i bashkisë së qytetit Miami Beach.

Thirrja për ndihmë vjen disa ditë pasi u konfirmua se pesë persona – dy banorë lokalë dhe tre turistë – janë prekur nga virusi Zika në qytetin Miami Beach. Qyteti ka filluar spërkatjen me pesticide për të asgjësuar mushkonjat që mbartin virusin, por zyrtarët thonë se duhet bërë më shumë.

“E vetmja mënyrë që ne mund të sigurohemi se do të zbulojmë një vaksinë është të investojmë në të. Hulumtuesit nuk mund të vazhdojnë me kërkime pa u siguruar se kanë burimet e nevojshme për të punuar në të,” thotë ligjvënësja nga Florida, Debbie Wasserman Schultz.

Përmbytjet e kohëve të fundit në Luiziana mund të rrisin rrezikun e përhapjes së virusit përgjatë Gjirit të Bregdetit amerikan, sipas Dr. Anthony Fauci, i cili bisedoi me rrjetin ABC.

“Unë nuk do të çuditesha nëse do të shohim raste në Teksas dhe Luiziana. Veçanërisht tani që ndodhën përmbytjet në Luiziana, atje do të jetë e vështirë të pastrohet uji,” tha ai.

Agjencia për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka paralajmëruar gratë shtatzëna që t’i shmangen rajonit Dade në Miami.

Zika është e lidhur me defekte të rënda në foshnjet e lindura nga gratë e infektuara me virusin. Studimet e reja tregojnë gjithashtu se Zika mund të shkaktojë edhe dëmtime në tru tek disa të rritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)