26 Prill 2024

Rrahmani në takimin ndërkombëtar për ndërtimin e sistemeve shëndetësore

Prishtinë, 20 korrik - Me ftesë dhe sponsorim të Bankës Botërore, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani po merr pjesë në takimin ndërkombëtar të JLN (Rrjeti i të Mësuarit të Përbashkët) që po mbahet në Kuala Lumpur  (Malejzi ) nga data 20-22 korrik 2016, me temën: “Ndërtimi i sistemeve të forta shëndetësore për Mbulim Shëndetësor Universal”.

JLN është një rrjet inovativ i ofruesve dhe politikbërësve të shërbimeve shëndetësore, i nxitur nga shtetet e gjithë globit të cilët bashkë-zhvillojnë njohuri globale për të ndihmuar kapërcimin e hendekut ndërmjet teorisë dhe praktikës në drejtim të zgjerimit të mbulueshmërisë së më shumë se 3 miliardë njerëzve.

Takimi i sivjetshëm, ku po marrin pjesë rreth 170 pjesëmarrës të shteteve anëtare të JLN ka për qëllim shpërndarjen e njohurive mes sheteteve anëtare të rrjetit në kapërcimin e sfidave drejt implementimit të reformave shëndetësore në arritjen e synimit kryesor – mbulueshmërinë shëndetësore universale.

Rrjeti përbëhet nga liderët e Ministrive të Shëndetësisë dhe Agjensioneve Financuese Shëndetësore (Sigurimeve Shëndetësore) të 25 sheteteve nga Azia, Afrika, Europa, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme, si dhe nga partnerë të tjerë internacionalë, regjionalë dhe lokalë. JLN është themeluar në vitin 2010 dhe ka 9 shtete anëtare të plota dhe 16 shtete të tjera anëtare të asociuara.

Kosova është bërë anëtar i asociuar i këtij rrjeti vitin e kaluar. Rrjeti mbështetet nga fondacione të fuqishme botërore si Fondacioni Bill & Melinda Gates, Fondacioni Rockefeller, USAID, Banka Botërore, GIZ, etj.

Përveç takimeve me liderët e Ministrive të shteteve anëtare të JLN, Ministri Rrahamni planifikon të zhvillojë bashkëbisedime edhe me përfaqësuesit e këtyre fondacioneve për t’i njoftuar ata lidhur me reformën shëndetësore në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë drejtim, ndërsa të premten, do të jetë pjesëmarrës në Pres Konferencën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë e Malajzisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)