19 Prill 2024

Sekserët e spitaleve private që korruptuan kardiologët

Prishtinë, 1 korrik - International Medicine Hospital (IMH) çdo natë informohej saktë për pacientët që kërkonin trajtim në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i këtij spitali, Ali Hocaouglu, mbante kontakte me një person të cilin Prokuroria e Shtetit e identifikon si Driton, shkruan sot Koha Ditore në fillim të serisë së shkrimeve për aferën me sëmundjet e zemrës.

Ky person ia ofronte atij informatat e detajuara për pacientët, të cilët pranoheshin në Kardiologji e që duhej të referoheshin në njërën nga dy klinikat private me të cilat Ministria e Shëndetësisë më 2013 kishte lidhur marrëveshje: IMH dhe spitali “EDA”.

Dritoni e njoftonte IMH-në se cili mjek në QKUK atë natë ishte kujdestar dhe ku i referonte pacientët.

Sekseri i spitalit “EDA” ka qenë Lulzim Brovina, i cili bashkë me kardiologun maqedonas, Borqe Petrovski, e ka në pronësi këtë spital.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)