25 Prill 2024

Rrahmani në Asamblenë vjetore të Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë

Prishtinë, 24 maj - Me ftesë nga Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet  Rrahmani,  po merr pjese në Asamblenë e 119-të të Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë në  Hamburg.

 Gjatë këtij takimi vjetor, do të diskutohen çështje të rëndësishme politike që ndikojnë tek profesionistët shëndetësor si dhe zhvillimet e fundit në politikat shëndetësore.

Ministri Rrahmani u takua me Presidentin e Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Prof. Dr  Frank Ulrich Montgomery si dhe Senatoren për shëndetësi të Hamburgut znj. Cornelia Pruefer-Storcks.

Gjatë takimit me znj. Storcks, Ministri Rrahmani shprehu falënderimet e tij ndaj shtetit gjerman për ndihmën e vazhdueshme dhënë  Kosovës si në planin politik ashtu edhe në atë shëndetësor dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë të dy vendet në të gjitha fushat. Gjithashtu, u shpreh interesimi i dyanshëm për bashkëpunim të mëtejmë në fusha të ndryshme brenda sektorit shëndetësor.

Ministri Rrahmani ka njoftuar bashkëbiseduesit me zhvillimet në shëndetësinë kosovare dhe ka shprehur falënderimin e tij për Asociacionin Mjekësor Gjerman dhe ndihmën e tij në konstituivin e  Odave profesionale mjekësore në Kosovë.

Gjithashtu, Ministri Rrahmani  takoi në vigjilie të kësaj asambleje edhe Dr. Jacques de Haller, President i Komitetit për Mjekët Evropian;  Dr. Yoshitake Yokokura, President i Asosacionit Mjekësor Japonez,  Dr. Fatmir Brahimaj nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, dhe Dr. Vorhauer nga Këshilli Mjekësor Nacional i Francës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)