20 Prill 2024

Rrahmani dhe Minxhozi diskutojnë për bashkëpunim Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani dhe Ambasadori Minxhozi vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, në veçanti bashkëpunimin ndërkufitar shëndetësor, përmes të cilit, qytetarëve të zonave të veriut të Shqipërisë, u është mundësuar të marrin disa lloje të shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjakovës dhe atë të Prizrenit.

“Me Ambasadorin Minxhozi që është një promoter i bashkëpunimit të mirë në shëndetësi midis Kosovës e Shqipërisë biseduam për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, në prag të takimit midis dy qeverive që në qershor do të mbahet në Prishtinë”, tha pas takimit Ministri Rrahmani, duke theksuar se vëmendje në takim i është kushtuar krijimit të hapësirave për specializim në Kosovë të një numri të mjekëve nga veriu i Shqipërisë.

“Ne vlerësojmë se në këtë aspekt, mund t’i ndihmojnë Tropojës, Bajram Currit…”, tha Ministri Rrahmani, dyke shprehur besimin se në konkursin e radhës që do ta shpall Ministria, disa kuota do të jenë për mjekët nga këto zona, të cilëve do t’u mundësohet specializimi në Kosovë pa pagesë. Ai tha se midis dy qeverive, por edhe institucioneve shëndetësore respektive, po punohet në zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit, të nënshkruar midis dy ministrive.

Ambasadori Minxhozi vlerësoi ndihmën që Spitali i Prizrenit dhe Spitali i Gjakovës janë duke ofruar për pacientët e Tropojës, Bajram Currit e Kukësit, të cilët marrin shërbime të dializës në këto dy spitale dhe shërbimer të tjera, pastaj shërbimet e ofruara të mamografisë. “Ky bashkëpunim kishte nevojë të formalizohej dhe krijon mundësi të reja për zgjerimin e tij. Një aspekt tjetër i bashkëpunimit është edhe angazhimi i profesorëve nga Tirana për të mbajtur leksione shkencore në fushën e mjekësisë në Kosovë dhe anasjelltas sipas nevojave”, tha Ambasadori Minxhozi.

Ministri Rrahmani dhe Ambasadori Minxhozi thanë se përkundër sfidave që i kanë sistemet shëndetësore të dy vendeve, ekzistojnë mjaft hapësira të reja bashkëpunimi, të cilat duhet shfrytëzuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)