26 Prill 2024

MSh dhe SDC, memorandum për kujdesin shëndetësor dhe cilësor

Prishtinë, më 29 prill - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe Drejtori i i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Patrick Etienne  nënshkruan sot Memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen e Projektit: Kujdesi Shëndetësor i qasshëm dhe cilësor për Kosovën.

Kjo marrëveshje mbështet projektin i cili mundëson që ofruesit e kujdesit primar shëndetësor në Kosovë të jenë të trajnuar dhe të pajisur të kryejnë shërbime cilësore në fushat klinike prioritare, përmes mbështetjes së programeve të në faza të ndryshme dhe është i dizajnuar në bazë të analizave gjithëpërfshirëse, diskutimeve dhe punëtorive të ndryshme të organizuara gjatë fazës fillestare të Projektit (mars –nëntor 2015), duke rezultuar me Dokumentin e Projektit, i cili do të shërbejë si bazë për implementimin e projektit.

Ministri Rrahmani falënderoi Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen për shëndetësinë Kosovare dhe tha se investimi në Kujdesin Parësor Shëndetësor është investim në bazën e vet sistemit shëndetësor.

Z. Patrick Etienne, drejtor i SDC për Kosovë tha se Qeveria zvicerane vlerëson se sektori shëndetësor është një prej sektorëve kyç në Kosovë, prandaj edhe janë pajtuar edhe me partnerët që të ndihmojnë në fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor përmes  projekteve konkrete.

Përmes projektit MSh-SDC synohet përmirësimi i shërbimeve që u përgjigjen më mirë nevojave shëndetësore të komuniteteve, përfshirë grupet më vulnerabile; të përmirësojë performancën e menaxherëve dhe të ngris vetëdijen mbi shëndetin dhe sjelljen e popullsisë rreth kërkimit të kujdesit shëndetësor në komunat partnereve të projektit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)