28 Mars 2024

Vazhdojnë përgatitjet për projektin e Klinikës së Pediatrisë Kirurgjike

Prishtinë, 11 shkurt - Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, ka pritur sot përfaqësuesit e kompanive HOSMAC z. Manchu Gopinath dhe ICME-së z. Mike Barns, të cilat janë të ngarkuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe EBA, për të përcjellë implementimin e projektit të Klinikës Pediatrike-Kirurgjike.

Takimi është mbajtur si parapërgatitje për takimin e Komitetit Drejtues të Projektit i cili do të mbahet gjatë muajit mars të këtij viti.

Zv.ministri Sadiku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të dyja shteteve duke shpresuar se me këtë donacion do të shpëtohen jetë të shumë fëmijëve, dhe shtoi se prania e tyre si ekspertë është e mirëpritur, ngase siç tha ai do të kenë mundësinë të njihen më për së afërmi me nevojat dhe sfidat që mund të paraqiten gjatë implementimit të këtij projekti madhor.

Ai tha se MSh-ja do të kryejë të gjithë punët e saja qysh edhe është e obliguar në Marrëveshje, duke u ofruar mbështetje të vazhdueshme kompanive edhe në raste ku ata e shohin të nevojshme.

Përfaqësuesit e kompanive kanë njoftuar zv.ministrin Sadiku me vizitat që kanë pasur në këto dy ditë të qëndrimit të tyre, njohjen me vendin ku do të ndërtohet klinika si dh diskutimet që kanë pasur gjatë takimeve që janë bërë me ekipin vendorë për projektin.

Përndryshe, klinika e re, me vlerë prej 22 milionë eurosh donacion i EBA, do të ofrojë shërbime shëndetësore të porsalindurve, ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji dhe mjekësi emergjente.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)