28 Mars 2024

Lëshohet në punë lavatorja e rinovuar e QKUK-së

Prishtinë, 10 shkurt - Në Qendrën Klinike Universitare  të Kosovës (QKUK) është bërë  përurimi i dy njësive të  rinovuara të lavatores,  investim i Komandës Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë (US EUCOM).  

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara  në Kosovë, Z. Greig Delawie, koloneli Butts dhe nënkololonel  Zubr  nga US EUCOM.

Me këtë rast,  drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK0  dr. Curr Gjocaj,  në emër të  qytetarëve të Republikës së Kosovës, pacientëve por edhe stafit  të SHSKUK,   tha se është shumë  mirënjohës për   Shtetet e  Bashkuara të Amerikës,  posaçërisht,  Komandës Ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Evropë (US EUCOM), për investimet dhe përkrahjen e vazhdueshme  në QKUK me projektet e deritanishme me mbi 2.5 milion dollarë.

“Investimet  dhe përkrahja e vazhdueshme e dhuruar nga US EUCOM nëpërmjet Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje, po e lehtësojnë punën e stafit të SHSKUK-së dhe ndikojnë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve në kuadër të SHSKUK-së”  theksoi drejtori Gjocaj.

Në anën tjetër  Ambasadori Delawie,  tha se me investimet e bëra nga SHBA, janë krijuara kushte më të mira sanitare dhe mjedis më i mirë i punës,  duke rinovuar hapësirat dhe  investuar me makina të reja të larjes.  Sipas tij, Qeveria Amerikane është e përkushtuar të  vazhdojë traditën afatgjate duke ndihmuar popullin e Kosovës.

Ambasadori  rikujtoi investimeve e bëra më 2013 në disa klinika të QKUK-së, në vlerë mbi 2 milionë dollarë, e poashtu, investimet e tjera në aparatura me mbi 200.000 mijë dollarë. Ambasadori Delawie, i shoqëruar nga drejtori Gjocaj, por edhe punëtorët e tjerë të QKUK-së, vizituan hapësirat e rinovuara në dy pjesët e lavatores.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)