25 Prill 2024

Mbahet punëtori për Udhërrëfyesit dhe Protokollet Klinike

Prishtinë, 9 shkurt - Këshilli Kosovar dhe Komisioni vlerësues për Udhërrëfyesit dhe Protokollet Klinike (UPK),  po mban sot në Prishtinë trajnimin në fushën e vazhdimit të procesit të hartimit të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike, bazuar në dëshmi shkencore.

Trajnimi është duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e ekspertit ndërkombëtar, Mihai Horga, ndërsa pjesëmarrës janë përfaqësues të institucioneve dhe niveleve të ndryshme të kujdesit shëndetësor, të emëruar në Këshillin Kosovar dhe Komisionin vlerësues për UPK.

Dr. Arbëresha Turjaka, kryesuese e Këshillit Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike, theksoi në hapje të trajnimit rëndësinë e institucionalizimit të procesit të hartimit të Uddhërrëfyesve dhe Protokolleve klinike, sipas standardeve ndërkombëtare.

Trajnimi është vazhdimësi e procesit të Iniciativës Regjionale për hatimimin e UPK-ve, bazuar në dëshmi shkencore.

Trajnimi që për fillim do të trajtojë procesin e hartimit të udhërrëfyesve dhe protokolleve në fushën e shëndetit të nënës e fëmijës dhe shëndetit riprodhues, po mbështetet nga UNFPA, zyra në Prishtinë dhe do të zgjas tre ditë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)