29 Mars 2024

Ministri Rrahmani akuzon QKU-në për sabotimin e projektit 17 milionësh

Prishtinë, 8 shkurt - Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, dyshon tek punëtorët shëndetësorë të QKUK-së dhe të spitaleve të tjera publike se po e sabotojnë Sistemin për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (SMSF).

Nëpërmjet këtij sistemi është planifikuar që në mënyrë elektronike të bëhet menaxhimi i barnave dhe i materialit shpenzues, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse ky sistem funksionon, atëherë të gjitha institucionet të cilat merren me menaxhimin e shëndetësisë në çdo kohë do të mundë të verifikonin se cilat barna janë në dispozicion dhe cilat mungojnë në tërë sistemin publik shëndetësor.

Por ky sistem nuk është duke funksionuar. Për këtë, ministri Rrahmani fajin ua ka hedhur punëtorëve shëndetësorë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)