28 Mars 2024

Sot shënohet Dita Botërore e Kancerit

Prishtinë, 4 shkurt - Ministri i Shëndetësisë, Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit-TKKK dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të shënojn Ditën Botërore të Kancerit - 4 Shkurtin, me disa aktivitete të përgatitura enkas për këtë ditë të rëndësishme.

Fillimisht Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë Skënder Syla dhe kryetarja e Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Suzana Manxhuka-Kërliu mbajnë konferencë për media ku do të flasin për rëndësinë e kësaj dite dhe hapat e ndërmarrë me qëllim të parandalimit dhe luftimit dhe kontrollit të kancerit në vendin tonë.

Pastaj Shoqata e Onkologëve të Kosovës në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë në QKUK mbajn takim informues për medie në lidhje me sëmundjen e kancerit.

Në takim do të prezantohen të dhënat në lidhje me situatën e përgjithshme në Kosovë për sa i përket sëmundjes së kancerit, me theks të veçantë  trajtimi i pacientëve në Klinikën e Onkologjisë QKUK.  Prezent do të jenë edhe familjarët e pacientëve që trajtohen nga sëmundja e kancerit.

Nderkaq Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit si organizatë jofitimprurëse është anëtare e e Unionit Internacional për Kontroll të Kancerit-UICC, Task Forcës Mediterane për Kontroll të Kancerit-MTCC; dhe Associacionit Evropian për Kancer të Cerviksit-ECCA. 

TKKK së bashku me MTCC ka dizajnuar dy fletpalosje ne gjuhën angleze, të cilat janë përkthyer në të gjitha gjuhët e vendeve Mesdhetare duke përfshirë edhe gjuhën shqipe me moton: “Jetën tënde e ke ti në dorë” dhe “Ushqimi dhe kanceri”; me qëllim të vetëdijësimit të popullatës se si duhet parandaluar kanceri, cilët janë faktorët e rrezikut për tipet më të shpeshta të kancerit dhe si duhet të ushqehemi për ta parandaluar këtë sëmundje të rëndë.

\"Meqë, konsiderojmë shumë të rëndësishme që këto fletpalosje të arrijnë në duar të popullatës për tu njohur me detajet e përmendura më lartë, në mënyrë që të ulet incidenca dhe vdekshmëria nga kjo sëmundje e cila ka marrë përmasa të gjëra; kemi paraparë që ato të shpërndahen gjatë 4 Shkurtit, Ditës Botërore të Kancerit\", thekson TKK.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)