26 Prill 2024

AKPPM prezanton të arriturat e Kosovës në farmaci

Prishtinë, 30 nëntor - Kyeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Pharm-Dr. Jeton Shala, mori pjesë në Konventën e Dytë ndërkombëtare farmaceutike IVEK, të mbajtur në Stamboll  të Turqisë, ku para të pranishmëve, mbajti një fjalim përshëndetës, dedikuar ndihmës së vazhdueshme që shteti i Turqisë ofron për shëndetësinë kosovare në përgjithësi.

“Jam i nderuar që në cilësinë e prijësit të AKPPM-së, sot flas para jush për të shprehur mirënjohjen time, të institucionit që e drejtoj, të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe të popullit  tim, për kontributin tuaj të vazhduar karshi nesh dhe shëndetësisë sonë në përgjithësi”, tha Shala, duke shtuar se një bashkëpunim të tillë do ta dëshironte edhe në të ardhmen, në mënyrë që edhe Kosova të mund të përfitojë nga ekspertiza e shtetit turk, për realizimin e reformave shëndetësore  në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik në veçanti.

Kryeshefi Shala, po ashtu i informoi  të pranishmit se në AKPPM shumë shpejt do të nisë së funksionuari sistemi “on-line”, me emrin”Barnatari”, përmes së cilit edhe punonjësit e Agjencisë, por sidomos klientët që merren me këtë veprimtari, do ta kenë më të lehtë qasjen në dokumentacionet e tyre për lëndët përkatëse, duke nisur nga licencimi e deri tek shkarkimi i licencave, certifikatave apo edhe të fletëpagesave.

Konventa farmaceutike IVEK, mbledh së bashku farmacistë, shkencëtarë farmaceutik, studentë dhe profesionistë të tjerë që merren me këtë profesion nga vendi dhe bota, ndërsa z. Shala ishte në këtë konferencë bashkë me një delegacion të profesionistëve të kësaj fushe nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)