18 Prill 2024

Fillon rindërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kllokot

Kllokot, 14 tetor - Sot mbahet ceremonia e rindërtimit te “Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare / Qendrës së Shëndetit” në Kllokot.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor në komunën e Kllokot.

Gjithsej 216,326.02 euro përfshirë 43,942.00 euro kontributin komunal janë shpenzuar për ndërtimin e Qendrës së re tëShëndetit.

Qendra e re e Shëndetit është ndërtuar në pajtim me standardet e efikasitetit të energjisë, përfshirë ndriçimin eficient.

Gjithsej 72 vende të reja pune janë gjeneruar përmes implementimit të këtij projekti, përfshirë 46 të papunësuar për një kohë të gjatë, të përzgjedhur nga Qendra Komunale e Punësimit.

Prej 46 prej tyre, një ishte me aftësi të kufizuara, 38 nga grupet minoritare dhe 13 të rinj të papunë. Si përfitues finalë, rreth 5,000 banorë të Kllokotit do të përfitojnë nga ky Projekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)