26 Prill 2024

Rrahmani e Varga të përkushtuar për bashkëpunimin Kosovë-Kroaci

Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë, Siniša Varga, i cili po kryeson një delegacion zyrtar të autoriteteve shëndetësore kroate që për vizitë po qëndrojnë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi të Ministrave dhe dy delegacioneve shtetërore të autoritete në të larta shëndetësore të Kosovës e Kroacisë u shpreh përkushtimi i të dy vendeve për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme shëndetësore, duke shfrytëzuar lidhjet e mira politike por edhe traditën e bashkëpunimit midis dy shteteve.

Ministri Rrahmani falënderoi MinistrinVarga për vizitën dhe gatishmërinë e ringjalljes dhe forcimit të raporteve të bashkëpunimit në shëndetësi, duke shprehur bindjen se potencialet e dy shteteve, janë parakushte që ky bashkëpunim të zhvillohet, ndërsa Kosova ka mundësi të mësojë shumë nga përvoja kroate në fushën e reformës shëndetësore.

Ministri Rrahmani tha se MSh-ja po bën hapa konkret në zhvillimin e reformës shëndetësore duke avancuar në drejtim të implementimit të sigurimeve shëndetësore, sistemit elektronik të Informimit Shëndetësor, ngritjes së kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore, zhvillimit të shërbimeve deficitare etj.

Ndërkohë, ai tha se fusha e edukimit të vazhduar profesional, është një prej lëmive ku në të ardhmen, Kosova dhe Kroacia mund të rrisin bashkëpunimin.

Ministri Siniša Varga nga ana e tij shprehu kënaqësinë që është në Kosovë sërish pas 29 vitesh, pasi herën e parë kishte qenë si student në një konferencë, ndërkohë që theksoi ndryshimin e madh, siç, tha ai, që ka ndodhur si dhe zhvillimin e vet kryeqytetit.

Ai tha se Kroacia, është një shtet që ka arritur zhvillime të mira në shëndetësi dhe vazhdimisht në forumet e ndryshme të mbajtura theksohet fakti për sistemin shëndetësor të Kroacisë që është më kosto efektiv se i shumë shteteve të tjera, ndërkohë që, tha se është në Prishtinë për t’i zgjatur dorën e bashkëpunimit shëndetësisë kosovare në shumë fusha.

Ai e vlerësoi si një potencial jashtëzakonisht të vlefshëm faktin që popullata kosovare është shumë e re në mesatare, fakt ky demografik që mund ta ndihmojë shumë Kosovën në zhvillimin e reformës shëndetësore.

Pas takimit me Ministrin Rrahmani dhe takimit të dy delegacioneve në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministri Varga me delegacionin e tij dhe anëtarë të komunitetit kosovar të biznesit që bashkëpunojnë me autoritetet kroate, kanë qëndruar në Klinikën Infektive, ku më një takim të përbashkët me profesionistët shëndetësor të SHSKUK-së dhe autoritetet edhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, po shqyrtojnë projektet e përbashkëta të mundshme të bashkëpunimit në fushën e partneritetit publiko privat.

Pasdite ndërkaq, delegacionet nga Kosova e Kroacia, do të marrin pjesë në Forumin kosovaro-kroat të shëndetësisë në Hotelin Emerlad, ku përveç pjesëmarrjes së profesionistëve të fushave të ndryshme, paraqitjeve të menaxherëve të disa spitaleve kroate të projekteve të tyre, dekanëvë të Fakulteteve respektive të Mjekësisë, të Instituteteve të Shëndetit Publik, Odave të Mjekëve, etj., nga Ministrat Rrahmani e Varga, do të nënshkruhet edhe Memorandumi i bashkëpunimit në shëndetësi midis Kosovës dhe Kroacisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)