26 Prill 2024

Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit në shëndetësi Kosovë- Kroaci

Prishtinë, 13 tetor - Një delegacioni i zyrtarëve shëndetësorë nga Kroacia nën udhëheqjen e Siniša Varga, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kroacisë  dhe profesionistë të tjerë nga Kroacia gjatë vizitës që i kanë bërë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë biseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në takim ishin prezentë edhe  Ambasadori i Kroacisë në Kosovë Z. Zoran Vodopija , drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Dr. Curr Gjocaj, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, dr. Sali Ahmeti dhe drejtorë të klinikave nga QKUK dhe Kroacia.

Në fjalën e rastit, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Dr. Sali Ahmeti tha se  bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve shëndetësorë nga Kosova dhe atyre nga Kroacia ka qenë i kamotshëm.
“ Bashkëpunimi ynë ka qenë i kamotshëm dhe miqësor që nga themelimi i Fakultetit të Mjekësisë, madje edhe në periudha më të vështira, tani kemi rastin që ky bashkëpunim të mos jetë vetëm individual, por edhe institucional”, u shpreh dr. Ahmeti.

Dr. Siniša Varga, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë tha se  është i njohur për vizitat e shpeshta të kolegëve nga Kosova në Kroaci. “ Jam i njohur me vizitat e mjekëve nga Kosova,  Kroacia ka krijuar një eksperiencë në sigurime shëndetësore, por edhe në arsim dhe ne mund të mbështesim kolegët tanë”, tha dr. Varga.

Ai theksoi se kanë ardhur në Kosovë për të dëgjuar nevojat  që ka shëndetësia kosovare dhe për të thelluar bashkëpunimin dy palësh, mes dy shteteve.

Z. Ilir Rama, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, përkatësisht Departamenti për Partneritetin Publiko Privat prezantoj kornizën ligjore në fuqi e cila rregullon çështjen e partneritetit publiko-privat.

Në takim pati diskutime rreth kësaj çështje, por edhe mundësisë së bashkëpunimi konkret mes dy shteteve.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)