19 Prill 2024

Pacientët në dializë rrezikohen nga të sëmurët me hepatit

Prishtinë, 10 tetor - Pacientët që hyjnë në dializë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës rrezikojnë të infektohen me sëmundjen infektive hepatit apo sarillaku, siç është i njohur në popull.

Kjo ndodh meqë hyrja në dializë bëhet para se rezultati i analizës së habiesit t’i kthehet Klinikës së Nefrologjisë.

Rrezikimin e pacientëve që janë në dializë nga pacientët që kanë hepatit e që futen për herë të parë në këtë aparaturë e ka pranuar drejtori i Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, Ibrahim Rrudhani. Ai ka deklaruar se në klinikën që e udhëheq nuk e bëjnë analizën e hepatitit.

“Ne së pari i fusim në dializë e pastaj bëhet analiza”, ka thënë Rrudhani, i cili është i vetëdijshëm se në këtë mënyrë u rrezikohet jeta pacientëve. “Unë u kam bërë disa herë shkresa edhe drejtorit, edhe Bordit të ShSKUK-së për këtë çështje dhe u kam thënë që duhet të mundësohet kryerja e analizave në klinikë. U kam thënë që nuk marr përgjegjësi nëse pacientët e tjerë infektohen”, ka thënë ai.

Rrudhani ka deklaruar se kësaj klinike mund t’i mundësohet që të bëjë këtë analizë ngjashëm me shërbimin e Transfuzionit të Gjakut.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)