16 Prill 2024

Fillojnë aktivitetet e vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit

Prishtinë, 5 tetor - Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në përkrahje nga Drejtoria së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoria së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, grupi i grave asambleiste, Zyra për barazi gjinore dhe Komitetin për shëndetësi, në muajin e vetëdijësimit të grave kundër kancerit të gjirit, filloi aktivitetetet për vetëdijësim dhe edukim për këtë sëmundje.

Me këtë rast, me ndihmën e Qendrës për Punë Sociale, në Prishtinë, janë përzgjedhur 100 gra nga familje me gjendje të rënduar socio-ekonomike të cilave gjatë muajit tetor do t\'iu bëhet mamografia falas.

Kjo është vetëm njëri nga aktivitetet pasi që gjatë këtij muaji Komuna do të vazhdojë edhe me shumë programe të tjera të edukimit dhe promovimit, në mënyrë që gratë të informohen sa më mirë për këtë sëmundje, dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj.

Drejtori i DSHMS-së, Arben Vitia, bëri thirrje për  të gjitha gratë e Komunës së Prishtinës të vizitojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku përveç ekzaminimeve përkatëse do të marrin edhe broshura dhe materiale të tjera për vetëdijësim dhe do mbahen edhe ligjërata në lidhje me këtë temë.

“Duke qenë se Mjekësia Familjare është porta e parë e hyrjes për pacientët dhe gjithashtu qasja më e lehtë për qytetarë, ftoj të gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë këto Qendra ku do të binden me kushtet dhe profesionalizmin e stafit nëpër këto Qendra” theksoi Vitia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)