26 Prill 2024

Shënohet java e të ushqyerit me qumësht të gjirit

Prishtinë, 3 tetor - Me qëllim të sensibilizimit të politikëbërësve, vendimmarrësve, punëtorëve shëndetësorë dhe anëtarëve të familjes për të përkrahur praktikat efektiv dhe të bazuara në fakte, duke e konsideruar rëndësinë e të ushqyerit me qumësht gjiri në shëndetin e nënës dhe fëmijës, Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF-i po shënojnë këtyre ditëve  Javën e të ushqyerit me qumësht gjiri 1-7 tetor 2015.

Shënimi i Javës me moton: “Të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe puna – ta bëjmë të mundshme” ka filluar me shënimin e mbajtur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren dhe Spitalin në Prizren më 1 tetor, ndërsa është vazhduar me takime të ngjashme, sikurse viteve të tjera  edhe me prindër nga trajnerët në fushën e “Të ushqyerit e foshnjës dhe fëmijës së vogël” në qendrat tjera të mjekësisë familjare (Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë), të cilat janë të mbështetura nga autoritetet lokale, Qendrat për Zhvillim të Mjekësisë Familjare dhe Qendra për Zhvillim të vazhdueshëm të Infermierisë.

Në këto takime janë ftuar  prindër dhe përfaqësues të institucioneve për të diskutuar për praktikat dhe rëndësinë e familjes për të ushqyerit e suksesshëm me qumësht të gjirit.

Edhe pse rekomandohet të ushqyerit vetëm me qumësht gjiri deri në gjashtë muaj te fëmijët e lindur, në bazë të studimit të MICS-it, vetëm 2 nga 5 nëna e praktikojnë të ushqyerit vetëm me qumësht të gjirit, gjersa vetëm gjysma e tyre të ushqyerit e hershëm me qumësht të gjirit e fillojnë në institucionet shëndetësore.

Gjate Javës së Shënimit së të ushqyerit me qumësht të gjiri, UNICEF-i ka përkrahur emitimin e videospotit për të promovuar dhe përkrahur të ushqyerit me qumësht të gjirit.

Ndërkaq, përmes vullnetarëve të Kryqit të Kuq të Kosovës gjatë sesioneve edukative shëndetësore fokusi ka qenë në promovimin dhe rëndësinë e të ushqyerit me qumësht të gjirit.

Aktivitetet po të mbështeten edhe me shpërndarjen e materialeve promovuese për të ushqyerit me qumësht gjiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)