27 Prill 2024

Ministri Rrahmani diskuton me donatorët për projektet në shëndetësi

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë të zhvillimit të sektorit të shëndetësisë, nga të cilët pranoi një dokument me komente të përbashkëta të këtij komuniteti lidhur me dokumentet e politikave të prodhuara nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat në korrik u janë prezantuar atyre.

Ministri Rrahmani tha se mirëpret rekomandimet e partnerëve që kanë të bëjnë me Planin e reformës; Planin e  Veprimit; Indikatorët dhe Korniza logjike e veprimeve; të cilat do ta ndihmojnë Ministrinë që të bëjë zhvillimet e duhura në një bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani i ka njoftuar, gjithashtu, partnerët e zhvillimit të sektorit Shëndetësor (Zyrën Italiane për Bashkëpunim, Agjencinë e Luksemburgut për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasadën e Luksemburgut, OBSH-në, Bankën Botërore dhe Agjencionin Zviceran për Zhvillim dhe bashkëpunim) me projektet në zhvillim në sektorin e shëndetësisë si përgatitjet për sigurimet shëndetësore, fuqizimin e shërbimeve të kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë në QKUK, projektin e Emergjencës së re, projektet zhvillimore në Kujdesin Parësor Shëndetësor, progresin në përmirësimin e furnizimit me barna në KPSH, bashkëpunimin edhe me donatorë të tjerë si dhe politikat e tjera shëndetësore në zhvillim.

Në emër të përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtar të zhvillimit të sektorit të Shëndetësisë, z. Pierre Weber, tha se mirëpret zhvillimet pozitive që janë duke u bërë pa u ekzagjeruar nga ana e Ministrisë dhe se ky komunitet do të vazhdojë ta mbështes sektorin shëndetësor në Kosovë, me qëllim të zhvillimit të saj dhe sigurimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)