26 Prill 2024

Oda e Stomatologëve kërkon anëtarësimin në Federatën Botërore

Prishtinë, 25 gusht - Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës (OSK), dr. Kujtim Shala, i është drejtuar me një shkresë Federatës Botërore të Stomatologëve duke kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e saj dhe delegatët e kësaj asambleje mbështetjen për anëtarësimin e Odës së Stomatologëve të Kosovës në këtë organizatë.

Në këtë shkresë dërguar 195 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Botërore të Stomatologëve, theksohet se anëtarësimi i OSK-së në këtë organizatë do të ishte shumë i rëndësishëm për stomatologët kosovarë dhe përfaqësimin e tyre në mbarë botën, përmes pjesëmarrjes aktive në kongrese ndërkombëtare, konferenca, seminare dhe veprimtari të tjera profesionale.

Në këtë shkresë rikujtohet nga ana e kryetarit të saj se Oda e Stomatologëve të Kosovës ka 158 delegatë, ndërsa njohja do të ishte një domosdoshmëri, ndër të tjera, edhe për faktin e izolimit të    gjatë  rreth 25 vjeçar të Kosovës nga pjesa tjetër e botës dhe pamundësinë e saj të jetë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme në shëndetësi.

“Ne do ta vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj, duke votuar pro anëtarësimit në Asamblenë e Përgjithshme”, thuhet në letrën e kryetarit të OSK-së dërguar Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Botërore të Stomatologëve dhe delegatëve të saj.

Asambleja e Përgjithshme e Federatës Botërore të Stomatologëve do të mbahet gjatë këtij viti, ndërsa për anëtarësimin e Odës së Stomatologëve të Kosovës në këtë organizatë duhen 2/3 e votave të delegatëve të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)