29 Mars 2024

Nënshkruhet kontrata për blerjen e Mamografit

Gjakovë, 30 korrik - Me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit, identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe mjekimit me kohë, Komuna e Gjakovës gjegjësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me përfaqësuesit e Klubit Rotary ‘Gjakova’ janë dakorduar që për nevoja të qytetarëve të Komunës së Gjakovës të ofrohet  aparat – Mamograf për ekzaminim falas të kësaj sëmundje.
 
Me datë 28 Korrik 2015, është nënshkruar kontrata për blerjen e aparatit digjital të Mamografit, (aparat i cili do të bëjë identifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje) në mes të Klubit Rotary Gjakova, përfaqësuar nga z. Skender Gola Kryetar dhe z. Ruzhdi Bakalli Kryetar nderi, si dhe Shkelqim Verdha  CEO i përfaqësisë së SIEMENS për Republikë të Kosovës dhe Shqipërisë.
 
Në këtë manifestim po ashtu morën pjesë, Basri Komoni Drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Komuna e Gjakovës, Fatos Axhemi Klubi Rotary Gjakova “Çabrati” dhe Ing Arbër Liqaj (SIEMENS).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)