28 Mars 2024

Realizohen disa kontrolle në disa ordinanca mjekësore

Prizren, 29 korrik - Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren  në kuadër të DHKEK – Prishtinë, pas  informatës së pranuar për dyshimin se në disa fshatra  të rajonit të Prizrenit, disa ordinanca mjekësore janë duke  vepruar në mënyrë Ilegale dhe janë duke ju ofruar qytetarëve shërbime mjekësore, barna në mënyrë të kundërligjshme nga ana e mjekëve  të pa licencuar , në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren kanë realizuar  planin operativ të koduar me emrin “KAFETIN”, për parandalim të ushtrimit të veprimtarive të kundërligjshme.

Në planin operativ me qëllim të zbatimit të urdhëresës janë përfshirë edhe Inspektorët e Administratës Tatimore nga Prizreni, Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht Inspektorët e Agjensionit Kosovar për Produkte Medicinale,  me të cilët është bërë kontrollimi i ordinancave mjekësore.

Gjatë kontrollit Inspektorët kanë konstatuar se në katër (4) lokacione ordinancat mjekësore punonin ilegalisht dhe posedonin barëra që dyshohet se iu shiteshin pacientëve në mënyrë të kundërligjshme.

Të gjitha ordinancat e dyshuara janë mbyllur nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë , kurse barërat janë sekuestruar nga Inspektorët e AKPM-së në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dokumentacione të ndryshme, barëra dhe bazuar në provat, dëshmitë dhe hetimet e mëtutjeshme pritet që personat e implikuar të ndiqen penalisht.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)