28 Mars 2024

Dyshohet për varrezë masive

Prishtinë, 28 korrik -  Në jug të Mitrovicës sot kanë filluar gërmimet nga Mjekësia Ligjore me dyshimin për ndonjë varrezë masive, të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për “Klan Kosovën” se këto gërmime janë ndalur para gati dy muajve pasi nuk ishte kontraktuar asnjë kompani që gërmon me ekskavatorë.

Për këto vonesa drejtues të Komisionit parlamentar për të pagjeturit para disa dite akuzuan Mjekësinë Ligjore dhe Ministrinë e Drejtësisë se i kanë zvarritur punët.

Gërxhaliu ka thënë se vonesat në procesin e gërmimeve po bëhen dhe për shkak përfshirjes së sekserëve të shumtë, të cilët, sipas tij, nuk kontribuojnë shumë në këtë drejtim.

Sipas tij, Komisionit parlamentar për të pagjeturit i mungon lista unike që duhet ta kenë për të zhdukurit, kur siç ka thënë ai “dihet që ky proces po vazhdon tash e 16 vjet”.

Madje drejtuesi i Mjekësisë Ligjore ka drejtuar akuza ndaj kreut të Komisionit për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, se nuk po e kryen punën e vet si duhet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)