20 Prill 2024

Radiologjia ruan në depo 25 mijë filma me afat të skaduar

Prishtinë, 25 korrik - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka blerë vitin e kaluar rreth 40 mijë filma për mamograf. Në fillim të vitit 2015, më shumë se 25 mijë filmave të kësaj blerjeje u ka skaduar afati.

Tenderi ka kushtuar mbi 30 mijë euro. Blerjen e këtyre filmave para disa javësh e kishte konfirmuar Zyra për informim në QKUK. Ata kishin deklaruar se kjo klinikë do të gjejë modalitete që të përdorë filma të rinj për këtë çmim.

“Në vitin 2014, Klinika e Radiologjisë ka blerë një sasi të filmave, të cilëve në fund të vitit u ka skaduar afati. QKUK-ja ka marrëveshje me operatorin ekonomik që filmat me afat të skaduar t’i ndërrojë me të rinj”, ka qenë përgjigjja e Zyrës për informim në QKUK.

Një burim i ka thënë gazetës se për këtë tender Policia e Krimeve Ekonomike ka nisur një hetim.

“Ka nisur hetimi për blerjen në sasi të madhe dhe të panevojshme të filmave”, ka thënë ky burim për Kohën Ditore. Gazeta ka tentuar që ta konfirmojë këtë informatë në Policinë e Krimeve Ekonomike që sipas burimeve ata e kanë nisur hetimin.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)