26 Prill 2024

Ngritja e akcizёs pёr duhan ndikon nё uljen e konsumit tё duhani

Prishtinë, 24 korrik - KADC pёrshёndet propozimin e miratuar nga Qeveria e Kosovёs, pёr ngritjen e akcizёs nё produktet e duhanit. 

Është vёrtetuar se çdo rritje e çmimit tё duhanit pёr 10%, zvogёlon konsumin e përgjithshëm tё duhanit pёr 3-5%  dhe redukton numrin e tё miturve që tymosin duhan pёr 6-7%.

Miratimi i propozimit pёr ngritjen e akcizёs pёr produktet e duhanit nga qeveria e Kosovёs, ёshtё ndёr praktikat mё tё mira pёr mbrojtjen e shёndetit tё qytetarёve tanё.

Si e tillё kjo praktikё e ngritjes sё taksave dhe akcizёs ёshtё nё pёrputhje edhe me Konventёn Kornizё pёr Kontrollin e Duhanit (FCTC), tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё, sipas sё cilёs kёto masa kanё efekt tё menjёherёshёm nё uljen e konsumit tё duhanit.

Duke mos harruar asnjёherё se produktet e duhanit janё ato tё cilat pёr çdo vit shkaktojnё vdekjen e 6 milion njerёzve.

Sipas hulumtimeve tё bёra nga Campaign for Tobacco Free Kids, del në pah se politika e ngritjes së çmimit të duhanit ndikon nё uljen e menjёherёshme tё tymosjes sё duhanit nga tё miturit dhe tё rriturit.

Tё dhёnat e nxjerra tregojnё se çdo rritje tё çmimit tё duhanit pёr 10%, redukton konsumin e  përgjithshëm të cigareve deri nё 3-5%, me ç’rast ulë numrin e tё miturve që tymosin duhan për  6-7%, dhe zvogёlon konsumin e duhanit në mesin e grave shtatzëna për 7%, kësisoji parandalon abortet spontane dhe kursen shëndetin e dhjetëra mijëra tё porsalindurve nga pasojat shëndetësore tё lidhura me konsumin e duhanit pasiv.

Për më tepër kjo politikë kontribuon në zvogëlimin e numrit të tё miturve qё tymosin marihuanë dhe redukton ekspozimin ndaj tymit tё duhanit tё dorёs sё dytё, veçanërisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna.

KADC vlerёson se kjo rritje e akcizёs pёr produkte tё duhanit, ёshtё një hapë pozitiv nё drejtim  tё mbrojtës së shёndetit të qytetarëve të Kosovës dhe uljes së  konsumit tё e duhanit nga popullata.

Njёkohёsisht, kjo politikë kontribuon në harmonizimin e ligjeve të Kosovёs me direktivat e Bashkimit Europian, si njё shtet që ka për qёllim antarёsimin  nё organizatat ndёrkombёtare.

Pёr mё shumё informata ju lutem kontaktoni Aurora Mullatahirin, Zyrtare pёr Komunikim në Kosovo Advocacy & Development Centre, me numёr telefoni: 044 252 254.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)