20 Prill 2024

Dyshime për dallavere milionëshe me citostatikë

Prishtinë, 6 korrik - Citostatikë me vlerë të miliona eurove dyshohet që janë keqpërdorur për katër vite rresht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky institucion ka shpenzuar për çdo vit rreth 7 milionë euro për të mbuluar nevojat e më së shumti të 50 për qind të pacientëve.

Rreth 3 milionë euro më pak planifikim ka kjo klinikë këtë vit që, sipas saj, do të mbulojë mbi 90 për qind të kërkesave të pacientëve, raporton sot Koha Ditore.

Udhëheqësit e Klinikës se Onkologjisë për katër vite kanë planifikuar barna sipas Listës esenciale e jo sipas nevojave të pacientëve.

Në listë esenciale ka produkte të patentuar që kushtojnë shumë shtrenjtë. Pikërisht për produktet më të shtrenjtat ka dyshime për keqpërdorim. Nevojat e pacientëve nuk kanë qenë as afër kërkesave të menaxherëve të kësaj Klinike.

Koha Ditore shkruan edhe për dallavere me “albumina”.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)