23 Prill 2024

MSh prezanton planin e aktiviteteve për zbatimin e reformës në shëndetësi

Prishtinë, 26 qershor - Reforma e financimit shëndetësor; riorganizimi i shërbimeve shëndetësore dhe integrimi i shërbimeve të shërbimeve spitalore; ristrukturimi i funksioneve të MSh-së-politikë-bërja, roli rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit shëndetësor dhe përfundimi i themelimit të Odave të profesionistëve shëndetësor, janë shtyllat e reformës shëndetësore.

Kështu u tha sot në një takim të mbajtur në Prishtinë, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në të cilin, komunitetit të donatorëve ndërkombëtarë dhe menaxherëve të institucioneve shëndetësore, iu prezantua plani i aktiviteteve për zbatimin e reformës në shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se shëndetësia është prioritet i Qeverisë për herë të parë që nga paslufta dhe pavarësia e vendit, ndërsa u shpreh se ekziston vullneti politik për zbatimin e reformës në shëndetësi, për çka është i vendosur ai dhe Kabineti i tij.

Ministri Rrahmani tha se vizioni i reformës dhe Strategjisë së Shëndetësisë 2015-2020 është shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa misioni i kësaj strategjie është përmirësimi i gjendjes shëndetësore dhe kënaqshmërisë së popullatës nëpërmjet promovimit të mënyrës së shëndetshme të jetës dhe sigurimit të shërbimeve cilësore shëndetësore me qasje të lehtë dhe pa rrezik financiar, të barabartë dhe kosto-efektiv.

Në këtë takim, të pranishmëve u janë prezantuar disa dokumente si Plani i reformës; Plani i Veprimit; Indikatorët dhe Korniza logjike e veprimeve, ndërsa Ministri Rrahmani tha se qëllimet e vet reformës dhe strategjisë janë transparenca, efikasiteti, kualiteti, siguria dhe shërbimet e integruara.

“Për çdo ditë do të bëjmë hapa të vegjël të cilët do të kenë efekt afatgjatë për sektorin  dhe popullatën”, tha Ministri Rrahmani.

Në emër të komunitetit të donatorëve ndërkombëtar në takim ka folur Ambasadori i Qeverisë së Luksemburgut, z. Pierre Weber i cili than ë mënyrë figurative e reforma në shëndetësi është e ngjashme më një ndërtesë dyqind katesh, ndërsa që të ecet drejt, “duhet ditur në cilin kat jemi dhe si do të arrijmë në katet e tjera”.

Ai tha se e vlerëson si shumë pozitiv faktin që para komunitetit të donatorëve prezantohet një Plan i veprimit, i cili qartëson hapat se ka dëshirohet të shkohet me reformën, duke ditur faktin që procesi i reformës nuk do të jetë i lehtë.

“Ne si donator, mbesim të përkushtuar për të ju  mbështetur në zhvillimin e reformës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

Me diskutime kanë kontribuar edhe përfaqësues të bankës Botërore,  përfaqësuesit e SHSKUK-së, drejtori ekzekutiv I IKSHP-së dhe zyrtarë të tjerë nga MSh dhe institucionet shëndetësore.

Ndërkohë, para të pranishmëve planin e aktiviteteve për zbatimin e reformës e ka elaboruar këshilltari i Ministrit Rrahmani, dr. Ramadan Halimi, i cili përveç Planit të veprimit, indikatorëve dhe kornizën logjike, ka prezantuar edhe planin vjetor 2015 për zhvillimin e aktiviteteve të reformës.

Dokumentet e prezantuara sot, do të komentohen në ndërkohë nga menaxherët e institucioneve dhe komuniteti ndërkombëtar, ndërkohë që ato dhe aktivitetet do të komentohen e diskutohen në takimet e ardhshme që do të jenë të rregullta midis MSh-së dhe komunitetit të donatorëve ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)